UBT News

Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e Shkodran Osmanajt

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Shkodran Osmanajt, i dyshuar për narkotikë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Mitrovicё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personi i kërkuar është:

SHKODRAN (Shaban) OSMANAJ i lindur me 14.10.1980 në DEÇAN.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

“Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Exit mobile version