Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Shaban (Fadil) Prekaj nga Peja, i dyshuar për vjedhje të rëndë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë së Kosovës./UBTNews