UBT News

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kushtrim Bojajt

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Kushtrim Bojajt nga Klina, i dyshuar për vjedhje.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë javës që po lëmë pas ka realizuar nëntë urdhëresa të Gjykatës dhe të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit. Falë bashkëpunimit me qytetarët kemi arritur të realizojmë urdhëresat e lartcekura më lartë, andaj presim që edhe në të ardhmen një bashkëpunim i tillë të vazhdojë”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version