UBT News

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu 20 vetura buzë magjistrales Gjakovë-Prizren

Rreth 20 vetura të parkuara në një pikë grumbullimi për pjesë janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, derisa sipas tyre veturat nuk kanë qenë në funksion.

“Sot më datë 02.08.2021. rreth orës 13:30, në Rr.”Gasper Karaqi” – Gjakovë është pranuar informatë mbi për një zjarrvënie. Në vendngjarje është vërejtur se zjarri ka përfshirë diku rreth 20 vetura të cilat ishin të pa përdorura”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit të cilët e kanë mundur të lokalizojnë zjarrin.

“Zjarrfikëset kanë dalur në atë lokacion dhe kanë lokalizuar zjarrin. Është intervistuar pronari i veturave, ankuesi ka deklaruar se nuk dyshon në askënd”, njofton tutje policia.

Për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të cilit iniciohet rast dhe po ashtu janë njoftuar ekspertët e zjarrit për të dalë në vendngjarje. Shuma e demit për momentin nuk dihet.

Exit mobile version