Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura janë djegur dy objekte përcjellëse, po ashtu janë djegur ushqim për bagëti, disa pajisje të punës si dhe janë dëmtuar dy sera.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:35 në Lipjan, ku në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.
Rasti është në hetime.