Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi në Batllavë të Podujevës. Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë të cilën e ka sekuestruar, derisa në vend të ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor./UBTNews