UBT News

Policia jep detaje për vjedhjen në shtëpinë e Mërgim Lushtakut

Shtëpia e deputetit të PDK’së, Mërgim Lushtakut, ka qenë mbrëmë cak i hajdutëve. Atij i janë vjedhur stoli ari dhe një armë zjarri, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë me dije se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me qëllim zbardhjen e tyre.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 është raportuar për një vjedhje të rëndë të ndodhur në Llapnasellë, me  ç’rast dyshohet që nga një shtëpi të jenë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë zjarri (pistoletë) për të cilën pronari i saj ka poseduar lejen përkatëse.

 Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me qëllim zbardhjen e tyre”, ka deklaruar Borovci./Gazeta Express

Exit mobile version