UBT News

Policia jep detaje për shpërthimin e veturës në një pompë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shpërthimit të veturës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë që ndodhi mbrëmë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se nga shpërthimi i veturës që ndodhej në pompën e derivateve është djegur personi që ndodhej brenda saj.

“Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, thuhet në raport.

Si pasojë e shpërthimit, bëhet e ditur se lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës.

Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version