UBT News

Policia jep detaje për rrahjen e të riut nga Peja, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orё

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor ka njoftuar se me datё 06.01.2023, rreth orёs 01:50 nё fshatin Zahaq-Pejё ka ndodhur njё incident.

“Viktima raporton se me datё 05.01.2023, deri sa ka qenё nё njё pompё derivatesh nё fshatin Zahaq, tre (3) persona kanё kёrkuar qё tё shkoj me ta nё veturën e tyre, tё dyshuarit së bashku me viktimën kanё shkuar nё fshatin Ozdrim-Pejё, aty e kanё rrahur viktimën duke e i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore, tё dyshuarit viktimën e kanё sjellur deri ne afёrsi tё qytetit tё Pejёs dhe e kanё braktisur, viktima ka kontaktuar me familjarёt e tij tё cilёt e kanё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor’, thuhet në njoftim.

Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 06.01.2023, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe dy nga tё dyshuarit janё arrestuar. Pas intervistimit tё dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.

Exit mobile version