UBT News

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në rrugën “27 Nëntori”, në Prishtinë.

Sipas raportimeve, të njëjtit janë qëlluar nga persona të panjohur nga një veturë në lëvizje.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se edhe njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve. Bëhet e ditur se ky i fundit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 03.10.2023-19:42. Është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë. Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

Rasti në procedurë hetimore.

Exit mobile version