UBT News

Policia jep detaje për plaçkitjen e lokalit në Tophane

Një këmbimore e kriptovalutave është plaçkitur paraditen e sotme në Prishtinë.

Rastin në fjalë e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënimin e armës është grabitur një shumë parash.

Ajo shtoi se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tophane në Prishtinë rreth orës 10:00.

Exit mobile version