Ditën e djeshme u raportua për një incident që ndodhi gjatë mbledhjes së Komisionit Zgjedhor.
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi e sulmoi kolegun e tij të komisionit, e gjithë kjo për mos bartje të maskës, njofton Klankosova.tv.
E lidhur me këtë çështje Policia e Kosovës dha detaje të tjera në raportin 24 orësh në të cilin njoftohet se viktima është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari pasi nuk kishte vendosur maskë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar dy dëshmitar lidhur me këtë rast.
Prokuroria ka njoftuar se rasti po vazhdon akoma të hetohet.