UBT News

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Veternik, në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri me pesë fishekë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në lagjen Veternik në Prishtinë, saktësisht në oborrin e qendrës tregtare Albi Mall, si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur punonjësi i kompanisë për bartjen e parave dhe njëri i dyshuar.

Sipas Policisë, në veturën e të dyshuarve ishin katër persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre punëtorëve të kompanisë.

Prishtinë  17.03.2025-10:26.Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK  Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Exit mobile version