UBT News

Policia jep detaje për djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit

Policia ka dhënë detaje për djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit. Sipas policisë, vetura ka qenë me targa vendore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, thuhet në njoftim.

Nuk raportohet për të lënduar, teksa policia tashmë ka hapur hetimet për rastin.

Exit mobile version