UBT News

Policia jep detaje për arrestimin e dy personave në Gjilan

Një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjilanit dhe një fermer janë arrestuar të enjten në Gjilan. Arrestimi ka të bëjë me rastin “Subvencioni 2021”.

Të arrestuarit janë Z.P, zyrtar i komunës dhe B.T fermeri nga fshati Ponesh. Ata dyshohet që në bashkëveprim me njëri-tjetrin kishin vendosur në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellur me grurë pa dëshirën e pronarit.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version