Policia në shtetin perëndimor të Indisë, Maharashtra, ka vrarë të paktën 26 militantë maoistë, duke përfshirë një udhëheqës të lartë gjatë një operacioni, përcjell UBT News.
Maoistët kanë zhvilluar një luftë të armatosur kundër forcave qeveritare për dekada. Militantët e lëvizjes kryengritëse ekstreme të majtë thonë se po luftojnë për të varfërit që kanë mbetur pas në bumin ekonomik të Indisë.
“26 maoistë, duke përfshirë gjashtë gra u vranë në distriktin Gadchiroli. Milind Teltumbde, anëtar i komitetit qendror, u vra gjithashtu të shtunën”, tha Dilip Valse Patil, Ministri i Brendshëm i Maharashtrës.
Operacioni i së shtunës u zhvillua në rrethin Gadchiroli rreth 1,000 km në lindje të Mumbait.
Përplasja mes policisë dhe militantëve zgjati për gati dhjetë orë, tha Ankit Goyal, mbikëqyrësi i policisë.
Maoistët, të konsideruar si kërcënimi më i madh i sigurisë së brendshme të Indisë, veprojnë në territorin e pasur me minerale në lindje dhe jug të vendit të njohur si “korridori i kuq”, i cili është tkurrur vitet e fundit për shkak të operacioneve të rënda kundër tyre./UBTNews/