Policia e Kosovës në Gjilan, njësiti për Reagim të Shpejtë me datën 22.08.2022 gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar personin dyshuar Shqiptar Kosovar O.B. (1988) tek i cili është gjetur një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
“Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar nga i dyshuari për procedim të mëtejmë ligjor. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për ,, Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan.