Policia në Gjermaninë perëndimore ka bastisur disa zyra dhe shtëpi si pjesë e një hetimi rreth përmbytjeve vdekjeprurëse të verës së kaluar.
Kërkimet u përqëndruan në pronarin e një miniere të hapur në Erftstadt, pranë qytetit të Këlnit, sipas agjencisë së lajmeve DPA. Pesë persona nga kompania e minierës, si dhe katër punonjës të këshillit të qarkut, ishin gjithashtu nën hetim.
Prokurorët po hetojnë nëse të dyshuarit nga pakujdesia kanë shkaktuar përmbytje në minierë dhe kështu kanë rrezikuar objektin.
Sipas hetimeve, një gropë zhavorri në minierë ishte mbushur me ujë korrikun e kaluar. Uji më vonë bëri që toka përreth gropës të shembet gjatë shiut të dendur, i cili kishte shkaktuar përmbytje tek lumi Erft.
Përmbytjet e mëvonshme dëmtuan disa ndërtesa në fshat, por nuk janë lidhur drejtpërdrejt me ndonjë viktimë.
Më shumë se 20 shtëpi dhe zyra u kontrolluan nga 140 oficerë të martën, të udhëhequr nga zyra e prokurorit publik në Këln. Dhjetë të dyshuarit janë të moshës nga 29 deri në 65 vjeç, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Mbi 180 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë përmbytjeve shkatërruese të vitit të kaluar në Gjermani dhe Belgjikë./UBTNews/