UBT News

Policia gjermane akuzohet për racizëm për vdekjen e një personi me ngjyrë

Policia gjermane është akuzuar se ka shkaktuar vdekjen e një 64-vjeçari me ngjyrë, ndërsa tentoi ta transferonte atë nga një institucion i shëndetit mendor në një spital.

Kupa llunga Medard Mutombo vdiq në spital të enjten e javës së kaluar, sipas familjes së tij dhe grupit të të drejtave Reach Out.

Eksperti i të drejtave të njeriut, Diplab Basu tha për Anadolu Agency se policia e Berlinit dhe sjellja “raciste” e policisë, shkaktoi vdekjen e Mutombos.

Sipas dëshmitarëve dhe vëllait të Mutombo, incidenti ishte i ngjashëm me vrasjen e George Floyd në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews/

Exit mobile version