Policia e Kosovës ka gjetur një armë zjarri zollë, e prodhuar në Serbi, në një lokacion në Banjskë të Zveçanit.
Sipas policisë e njëjta është tërhequr nga njësiti për trajtimin e mjeteve shpërthyese.
Derisa lidhur me këtë rast, është njoftuar dhe prokurori i cili sipas policisë do të drejtojë hetimet për të zbardhur origjinën dhe rrethanat e gjetjes së armës.
“Është raportuar se pas informatave operative nga njësiti policor është gjete një armë zjarri- zollë prodhim i Serbisë të cilin njësiti për trajtimin e mjeteve shpërthyese e ka tërheqë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.