Konfiskimi i lëndëve narkotike është bërë tashmë një përditshmëri. Vetëm brenda një dite, Policia raportoi për tre raste të konfiskimit të narkotikëve.
Në rastin e parë, në Podujevë, gjatë kontrollit te një i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.78 gram.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
Në rastin e dytë, po në Podujevë, gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.47 gram.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i tretë është shënuar në Gjakovë. Sipas Policisë, është realizuar një bastisje në një shtëpi pronë e një të dyshuari. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë narkotike marihuanë me peshë 1.80 gram.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
