UBT News

​Policia gjatë vikendit konfiskon dy armë në rajonin e Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit ka konfiskuar dy armë në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Sipas Policisë, më datën 10.08.2024, policia në Vushtrri ka konfiskuar një armë zjarri, ku paraprakisht kishte pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Doberllukë, njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin ku kishte pasur të shtëna, ku në atë lokacion kishte një aheng familjar, si prove materiale është konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë.

“Ndërsa me datën 12.08.2024, rreth orës 03:00 policia në Mitrovicë gjatë një pike kontrolli, në rrugën ,,Isa Boletini’’ gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur një armë zjarri të llojit pistoletë, dy karikator dhe 9 fishekë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale. Personat e dyshuar S.Xh., 58 vjeçar dhe G.Z., 39 vjeçar, janë arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit, të dyshuarit te parë i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj personit të dyshuar S.Xh., 58 vjeçar i është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Përdorim i armës” dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”, ndërsa të dyshuarit të dytë, G.Z., 39 vjeçar i është iniciuar rasti për veprën penale, ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version