Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati janë ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës. Kështu ka njoftuar PSD-ja me anë të një reagimi, teksa theksojnë se arsyeja është aksioni që e kanë zhvilluar kundër Gjykatës Speciale.
PSD-ja thekson se kjo mund të konsiderohet si përpjekje për disiplinim.
“Një aktiviteti krejt të rëndomtë i kanë dhënë kualifikim të veprës penale. Kur organizojmë aksione simbolike apo forma tjera të protestës ne ushtrojmë liritë dhe të drejtat tona. Këtë insistim të Policisë nuk mund ta kuptojmë ndryshe veçse si përpjekje për disiplinim. Gjykata Speciale është e “ndjeshme” ndaj kritikës sepse është arbitrare dhe e padrejtë. Kundërshtimi i kësaj Gjykate është interes publik dhe shërbim për drejtësinë. Tash që po e vazhdon funksionimin pa mandat, ajo është vetë vendi i skandalit.”, thuhet në reagimin e PSD-së./UBTNews