UBT News

Policia franceze qëlloi për vdekje një burrë që i kërcënoi policët me thikë

Një burrë u qëllua për vdekje nga policia franceze në stacionin e trenit, Gare du Nord në Paris mëngjesin e së hënës, pasi kërcënoi zyrtarët policorë me thikë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin njoftoi përmes rrjetit social Twitter se rasti ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe se “oficerët e policisë përdorën armët e tyre, duke shmangur kështu çdo rrezik për veten dhe pasagjerët”.

Ministri i Transportit, Jean-Baptiste Diebarri konfirmoi se sulmuesi vdiq në vendin e ngjarjes dhe dy zyrtarë policorë pësuan lëndime të lehta trupore./UBTNews

Exit mobile version