UBT News

Policia e Pejës kërkon bashkëpunimin tuaj për arrestimin e një qytetari nga Deçani

Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, kërkon bashkëpunim e qytetarëve për arrestimin e Labinot (Safet) Zeqaj, i lindur në Deçan.

Sipas njoftimit të policisë, Labinot Zeqaj kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të Narkotikëve”.

 “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, njofton policia.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë);  039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; e-mail adresa: info@kosovopolice.com

Exit mobile version