UBT News

Policia e Los Angelesit shpall tubimin të paligjshëm, Trump reagon me thirrje për ndërhyrje të trupave

Policia e Los Angelesit u ka bërë thirrje protestuesve që të largohen menjëherë nga rrugët, pasi një tubim është shpallur i paligjshëm në zonën qendrore të qytetit.

Në një postim në platformën “X”, Departamenti i Policisë së Los Angelesit (LAPD) njoftoi:

“Demonstruesit kanë marshuar drejt zonës LA dhe po bllokojnë të gjitha korsitë e trafikut në Figueroa dhe 11th St. Një tubim i paligjshëm është shpallur në zonën e Qendrës së Los Anxhelosit. Ju duhet të largoheni menjëherë nga zona.”

Më herët gjatë mbrëmjes, shefi i policisë së LAPD, Jim McDonnell, deklaroi se policia mbështet të drejtën për protesta paqësore, por paralajmëroi se çdo akt dhune apo kriminaliteti do të përballet me masa të menjëhershme nga autoritetet.

Në anën tjetër, ish-presidenti Donald Trump reagoi përmes platformës së tij “Truth Social”, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe duke bërë thirrje për veprime të ashpra ndaj protestuesve.

“Mos i lini këta banditë t’ia mbathin pa u ndëshkuar. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe!” shkroi Trump.

Në një tjetër postim të mëvonshëm, ai shtoi: “Duket shumë keq në Los Anxhelos. Sillni trupat! Arrestoni njerëzit me maskë, tani!”

Situata vazhdon të jetë dinamike dhe autoritetet mbeten në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

Exit mobile version