UBT News

Policia e lëshon një të burgosur në shtëpi për vikend, ai arratiset

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e vuajtur dënimin dhe është lëshuar në vikend, është arratisur.

Sipas policisë, i njëjti është dërguar sërish në vuajtje të dënimit.

“Qafë Morinë, 30.09.2021 – 08:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull, shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke vuajtur dënimin dhe është lëshuar në vikend, duke mos i respektuar vendimin nuk ishte kthyer. I njëjti është dërguar në vuajtur të dënimit”, thekson raporti.

Exit mobile version