Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra që dyshohet se kanë pasur prejardhje nga Serbia.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së hënë në hyrje të fshatit Novosellë të Kamenicës, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën dyshohej se po kontrabandoheshin mallra nga Serbia.
“Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia”, thuhet në njoftim./UBTNews/