Policia e Kosovës është duke kryer dy operacione policore të cilat përfshijë disa lokacione.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, derisa ka bërë të ditur se operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar.
Kelani tha se këto operacione policore po kryhen nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës me autorizim të prokurorisë.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar. Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.
KosovaPress ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Pejë për të marrë më shumë detaje, por ata thanë se nuk mund të japin informacione, pasi operacionet policore janë ende duke u zhvilluar./D.B/KP