UBT News

Policia e Kosovës njofton për kufizime në trafik gjatë vizitës së Mark Rutte

Policia e Kosovës ka njoftuar për itinerarin e lëvizjes dhe masat e sigurisë gjatë vizitës së delegacionit të NATO-s, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, më 10 dhe 11 mars 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës, duke ndërmarrë masa të përkohshme për riorientimin e trafikut. Në disa segmente rrugore dhe afër objekteve shtetërore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit për të siguruar lëvizjen e eskortës dhe zbatimin e agjendës së vizitës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite për vendin.

Exit mobile version