Policia e Kosovës konfirmoi se në jug dhe veri të Mitrovicës po zhvillohet aksion të mërkurën, që sipas policisë ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, tha Policia.