UBT News

Policia e Kosovës konfiskoi mbi 600 armë nga janari deri në korrik

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti, ka konfiskuar 636 armë.

Ndërsa ka bërë të ditur se numri i armëve të konfiskuara gjatë vitit të kaluar është 1473.

“Policia, vetëm gjatë realizimit të Urdhrit Operativ (UO) ‘Sezoni veror 2022’ ka ndaluar e kontrolluar mbi 329 mijë vetura, kurse gjatë realizimit të Urdhrit Operativ ‘Sezoni dimëror 2022-2023’ ka ndaluar dhe kontrolluar mbi 160 mijë vetura. Numri i armëve të konfiskuara gjatë vitit 2022 është 1473 armë, kurse në periudhën janar-korrik 2023 janë konfiskuar 636 armë, këto armë nuk janë gjetur vetëm në vetura, por është numri i përgjithshëm i armëve të konfiskuara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë është theksuar se të martën, gjatë realizimit të UO ‘Goditja’ janë kontrolluar 2049 vetura, 420 në rajonin e Prishtinës, dhe në këto vetura janë gjetur e konfiskuara 6 armë, 3 prej tyre në rajonin e Prishtinës.

Exit mobile version