UBT News

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një qytetari nga Klina

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Ali Mehmet Morinës, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Sipas Policisë, Ali (Mehmet) Morina i lindur me 04.08.1993 nё fshatin Dresnik- Klinë, kërkohet për veprat penale hyrje në sistemet kompjuterike, kanosje dhe lëndim të lehtë trupor.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, ka thuhet në njoftim.

Exit mobile version