Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Fatmir Bashës, i dyshuar për veprën penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./UBTNews