Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vend ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 35 aksidente me të lënduar dhe 79 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2060 gjoba trafiku, ndërsa nuk është raportuar asnjë gjobë në bazë të ligjit për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Po ashtu, policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 17 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar për persona në ndalim policor dhe as për ata në vuajtje të dënimit.
Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjet në fuqi, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe shkeljet ligjore.