Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.
“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë. Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”, shkruan Sveçla.