Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me QKKTGJ, ka organizuar kampanjën ”Dhurimi vullnetar i gjakut” në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.
Policia e Kosovës njofton se me këtë rast kanë dhuruar gjak një numër i konsiderueshëm i kadetëve policorë, instruktorë policorë dhe staf nga agjenci tjera të sigurisë.
“Gjatë tërë kohës kujdes i është kushtuar respektimit të rregullave për mbrojtje nga COVID-19, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews