UBT News

Policia e Kosovës bllokon të gjitha qasjet në Banjskë, Jarinje dhe Bërnjak

Në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit as sot në mëngjes nuk mund të hyhet e as të dilet.

Të gjitha lëvizjet janë të bllokuara nga njësitet policore dhe nuk dihet ende se kur do të zhbllokohen.

Të tri qasjet për në fshatin Banjskë, nga drejtimi i Zveçanit, Zubin Potok dhe nga rruga kryesore Mitrovicë-Leposaviq, janë të bllokuara.

Vendkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për qarkullim.

Situata në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak nuk ka ndryshuar, kështu qytetarët mund të largohen nga Kosova, si dje gjatë gjithë ditës, por në Kosovë nuk mund të hyjnë veturat e pasagjerëve dhe madje as këmbësorët.

Exit mobile version