Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.
Dyshohet se më datën 25 korrik 2024, rreth orës 12:00, në Jezerc – Ferizaj, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale shpërdorim i pasurisë së huaj.
Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë stacionin e policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë./D.B/KP