Zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, përmes një përgjigje me shkrim ka konfirmuar se në lagjen “Marigona Rezidencë” sot gjatë ditës dy vetura janë përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq sipas, Borocit nuk raportohet për të lënduar.
Ai ka thënë se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoce. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”.
“Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen me shkrim.