Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale është duke zhvilluar një operacion policor brenda ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë” në Prishtinë.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale po kryhen kontrolle dhe deri më tani një person është arrestuar.
Dyshimet raportohen se janë ngritur për keqpërdorime dhe përfshirje të personave të caktuar në veprimtari të kundërligjshme.