Policia e Mbretërisë së Bashkuar po heton një rast historik nën dyshimet për përdhunim në një lojë të realitetit virtual pasi një vajzë adoleshente u “sulmua seksualisht” nga një grup të huajsh në “metaverse” në internet.
Detaje të mëtejshme rreth çështjes po mbahen konfidenciale për të mbrojtur fëmijën për shkak të shqetësimeve se ndjekja e veprimeve ligjore për sulmin në internet mund të mos jetë e realizueshme.
Ndërsa akuzuesja nuk ka pësuar lëndime fizike, burimet policore thonë se ajo mund të ketë duruar trauma të krahasueshme me atë të një viktime përdhunimi në jetën reale.
“Ka një ndikim emocional dhe psikologjik te viktima që është më afatgjatë se çdo dëmtim fizik”, tha një zyrtar i lartë për Daily Mail./UBTNews/