UBT News

Policia braziliane kontrollon rezidencën e Jair Bolsonaros dhe arreston ndihmësin e tij

Policia po heton pasi dyshohet se Jair Bolsonaro ka bërë përpjekje për të falsifikuar të dhënat e vaksinimit Covid-19 për të udhëtuar në SHBA.

Policia federale ka kontrolluar rezidencën e tij dhe ka arrestuar një nga ndihmësit e tij më të afërt si pjesë e një hetimi mbi përpjekjet e dyshuara kriminale për të falsifikuar të dhënat e vaksinimit Covid-19 në mënyrë që të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara.

Nënkoloneli Mauro Cid Barbosa, i përshkruar nga shtypi brazilian si “krahu e djathtë” e Bolsonaro-s, ishte një nga gjashtë personat e arrestuar të mërkurën në mëngjes ndërsa policia bastisi adresa të shumta në kryeqytet, Brasília dhe Rio de Janeiro.

Dy nga rojet e sigurisë së Bolsonaro u morën gjithashtu në paraburgim. Ish-presidenti pritej të merrej në pyetje më vonë të mërkurën. Telefoni celular i Bolsonaros dhe ai i ish-zonjës së parë, Michelle Bolsonaro, u sekuestruan në rezidencën e tyre në Brasília, megjithëse ai thuhet se refuzoi t’i jepte policisë fjalëkalimin./UBTNews/

Exit mobile version