UBT News

Policia: Bllokimi i kundërligjshëm i serbëve ka pamundësuar lëvizjen e njerëzve

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me mbylljen për qarkullim të pikës kufitare në Merdarë.

Bllokimi i rrugës sipas Policisë është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.

Policia ka ftuar qytetarët që tani për tani të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

“Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës. Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës”, është bërë e ditur në komunikatën e Policisë.

Ndryshe, mbrëmë është mbyllur pika kufitare në Merdarë.

Exit mobile version