UBT News

Policia arreston personin që kreu tetë vjedhje në Budakovë të Suharekës

Në fshatin Budakovë të Suharekës, policia ka pranuar informacion se nga data 20 prill 2021, në këtë fshat u kryen rreth tetë vjedhje nga shtëpitë. Hetuesit policor me profesionalizëm duke bashkëpunuar me qytetarë, shtuan patrullimet dhe vëzhgimet në këtë lokacion duke monitoruar çdo lëvizje e sidomos gjatë natës.

Me datë 26 prill 2021, në mbrëmje policët hetues vërejtën një automjet të dyshimtë në këtë zonë dhe filluan me verifikimin e tij. Automjeti ishte pronë e një kompanie e cila i jepte me qira (renta) nga Ferizaj.

Pas verifikimit dhe kontaktimit me kompaninë hetuesit identifikuan edhe personin e dyshimtë i cili e kishte marrë në shfrytëzim. Madje përmes pajisjes GPS verifikuan edhe lëvizjet e fundit, dhe në bazë të lëvizjeve automjeti kishte qenë në të gjitha lokacionet ku ishin kryer vjedhjet.

Në këtë rast u ndalua i dyshimti P.F i lindur në vitin 1996, dhe u intervistua në praninë e avokatit mbrojtës, i njëjti i pranoj të gjitha veprat penale të cilat i kishte kryer në bashkëpunim edhe me një të dyshuar tjetër i cili tani është i njohur për policinë. Të dyshimtit përdorën automjetin me qira për të kryer vjedhje ne këtë zonë, dhe brenda automjetit policia gjatë kontrollimit gjeti edhe një armë lodër.

Hetuesit informuan Prokurorin e Shtetit i cili vendosi që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar dhe zyrtarët janë në kërkim edhe të personit tjetër të dyshimtë për të cilin kanë njohuri mbi identitetin e tij.

Exit mobile version