Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje në kryeqytet.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Komuna e Prishtinë 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.