Policia e Kosovës ka arrestuar një person për fajde në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
“Fsh. Hajvali, Prishtinë, Me datë 06.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte mbajtur me dhunë duke e kanosur viktimën mashkull kosovar, gjersa i kishte kthyer një shumë parash në emër të kamatës së fajdeve. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./UBTNews