UBT News

Policia arreston një person, i dyshuar për tentim dhunim në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar, i cili dyshohet se ka tentuar ta dhunoj një vajzë të mitur. Rasti ka ndodhur me datë 9 nëntor të këtij muaji rreth orës 17:30.

Viktima e moshës së mitur ka raportuar në polici se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i panjohur ka tentuar ta dhunoj.

“Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi.I dyshimti M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke ju ngritur kallëzim penal.Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version