Policia e Kosovës e ka arrestuar një 26 vjeçar me inicialet A.G, i cili është dënuar me burgim nga ana e gjykatës dhe ishte në kërkim nga autoritetet.
Burimet e Klankosova.tv brenda policisë bëjnë me dije se fjala është për Adonis Gashin, i cili në vitin 2015 kishte vrarë policin Shemsedin Gashi në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Ai për këtë vepër ishte dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim.
Klan Kosova ka raportuar më herët lidhur me rastin.