UBT News

Policia arreston 4 persona në Ferizaj, konfiskon rreth 23 gram marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me substance narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.

“Janë konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 23 gram, 1 mijë e 500 euro para të gatshme, pesë telefona mobil, dy kartela të bankës, një peshore, një boks i metalit, një elektroshok, një shufër e metalit dhe një sasi e qeseve që shërbejnë për paketim të narkotikëve”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerë janë liruar.

Exit mobile version